Ambasada e Shqipërisë në Sllovaki, me rastin e Festës Kombëtare, në bashkëpunim me Institutin e Linguistikës “Ludovit Shtur” të Akademisë së Shkencave të Sllovakisë, organizoi një aktivitet kulturoro-artistik kushtuar shkrimtarit tonë të shquar Ismail Kadare, në Primat Palace të Bratislavës. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe zv.kryeministrja dhe Ministre e Kulturës së Sllovakisë Znj. Martina Shimkoviçova.