Mes flamujve kuqezi dhe thirrjeve kundër qeverisë, në protestën kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë, qytetarët kanë zgjedhur të përcjellin mesazhet e tyre edhe përmes pankartave.
Një prej tyre mbante mbishkrimin “Shqipëria nuk shitet”, ndërsa një tjetër përmbante një mesazh ironik, që duket se i referohet deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste.
“Pa mua jeni një m*t, me mua jeni një m*t me lule”, shkruhej në pankartë, ku simboli “lule” shoqërohej me simbolin e trëndafilit, i përdorur nga Partia Socialiste.
Një tjetër mesazh i protestuesve ishte: “Jemi emri i vetë jetës, tek e sotmja të ardhmen kërkojmë, atdheun tonë si askush tjetër drejt Europës do ta çojmë”.
