Qytetarët kanë nisur të grumbullohen në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për protestën kombëtare antiqeveritare të thirrur në 114-vjetorin e Pavarësisë.
Në këtë ditë proteste, policia ka zgjedhur të përcjellë edhe një mesazh feste. Makinat e Policisë dhe autobotët me ujë janë veshur me flamurin kuqezi.
PD-ja ka deklaruar se e mbështet protestën, ndërsa kryeministri Edi Rama merr pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë.
Lajmi në përditësim....

Report Tv sjell pamjet me dron nga grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Qytetarët po protestojnë në 114-vjetorin e Pavarësisë.
Në protestën e 28 Nëntorit në Tiranë, Lëvizja Aleanca Kombëtare paraqiti në një pankartë 10 propozime, mes tyre thirrjen e një Asambleje Kushtetuese për të rishkruar Kushtetutën dhe krijimin e një qeverie tranzitore me ekspertë pa parti. Në listë kërkohen edhe ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe vetingu i menjëhershëm i gjithë klasës politike. Pikat përfshijnë gjithashtu konfiskimin e pasurive të pajustifikuara të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, ashpërsimin e dënimeve për korrupsion dhe reformën për çështjen e pronave.
10 PIKAT PËR ZGJIDHJEN TË PROPOZUARA NGA ALEANCA KOMBËTARE
1. Thirrja e Asamblesë Kushtetuese, që të rishkruajë Kushtetutën e Shqipërisë duke i rikthyer kombit shqiptar sovranitetin dhe vendimmarrjen.
2. Krahas referendumit shfuqizues/abrogativ të vendoset edhe referendumi propozues për çështje të caktuara.
3. Ndryshimi i sistemit elektoral dhe kodit zgjedhor në funksion të përfaqësimit të gjithë shtresave shoqërore.
4. Krijimi i një qeverie tranzitore të formuar nga ekspertët më të mirë pa parti, me pëlqimin e Parlamentit Shqiptar.
5. Kalimi në veting të menjëhershëm i gjithë klasës politike.
6. Sekuestrimi dhe konfiskimi i gjithë pasurive të pajustifikuara të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.
7. Ashpërsimi i ndëshkimeve penale e administrative për çdo formë korrupsioni, si dhe ndëshkimi me konfiskim i çdo pasurie të pajustifikuar.
8. Ndëshkim i ashpër i ekonomisë kriminale kudo që gjendet dhe me çdo formë; heqje licensash, sekuestrime, konfiskime deri në burgosje.
9. Reformë rrënjësore dhe përfundimtare për çështjen e pronave.
10. Ndërtimi i strukturave funksionale të një sistemi të partive politike, i cili të avancojë e të mbrojë interesat e bashkësisë ligjore-politike me mjete legjitime demokratike.
Sot më shumë se kurrë duhet të drejtohemi nga interesi kombëtar shqiptar, si komb, në ndërtimin e shtetit shqiptar, qoftë edhe vetëm si një projekt i përkohshëm politik për të arritur atë që dëshirojmë: bashkimin, pavarësimin e vetëqeverisjen e të gjithë shqiptarëve në shtetin e tyre kombëtar ashtu si e dëshiruan rilindasit tanë të mëdhenj, të cilët na kanë treguar rrugën, që nuk e kemi ndjekur, por që është e vetmja zgjidhje për të mirën tonë, të brezave që vijnë dhe të kombit tonë të lashtë, të lirë, të nderuar dhe të respektuar, në shtet-kombin tonë shqiptar.
.jpeg)
.jpeg)

Një grup protestuesish janë grumbulluar te Sheshi Skënderbej për protestën e paralajmëruar prej disa ditësh.
Nga pamjet që Report Tv sjell shihen se një pjesë e tyre këndojnë edhe këngë patriotike.
Ish-anëtari i këshillit kombëtar të PD, Lisandër Hoxha i është bashkuar protestës së thirrur në tiranë në ditën e Pavarësisë. Ai tha për Report Tv se merr pjesë si qytetar, me shpresën se protesta do të hedhë bazat për një shtet demokratik. Hoxha bëri thirrje për largimin e Edi Ramës, ndërsa kritika adresoi edhe ndaj PD duke thënë se duhet të ndryshojë.
“Vij si qytetar. Sot është një ditë feste, ditë për të uruar shqiptarët. Së dyti, është një ditë shprese, se shqiptarët kanë vendosur të festojnë me protestë. Duan një shtet demokratik. Ne na mungojnë këto të drejta, kështu që kam vendosur t’i bashkohem protestës me shpresën se do të tronditë themelet e tranzicionit dhe do të vërë bazat për një shtet demokratik.
Çdo qytetar në republikën tonë është i lirë të shprehë dhe të manifestojë idetë e veta politike, pro apo kundër një partie. Të largohet në radhë të parë Rama. Pastaj partitë politike e kanë të lehtë. Nëse një parti s’të pëlqen, s’e voton dhe del vetë nga sistemi. S’ka sens të themi se ka protestë kundër partive. PD-ja është forcë opozitare që duhet të ndryshojë. Por halli i shqiptarëve nuk janë partitë, as PD-ja, as PS-ja.
Pjesëmarrja është kryesorja. Për pjesën tjetër s’di ç’të them, por dhuna më e madhe është të jetosh në një vend jodemokratik", tha Hoxha për Report Tv.

Protestuesit kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej” për protestën e thirrur në Ditën e Pavarësisë. Në shesh kanë shpalosur edhe një banderolë gjigante me mbishkrimin “Shqipëria nuk shitet”.
Në ditën e Pavarësisë, ku qytetarët kanë paralajmëruar protestën e radhës në Tiranë, Policia e Shtetit ndodhet në krye të detyrës.
Megjithatë teksa policia ndodhet në gatishmëri, ai që ka tërhequr vëmendjen ka qenë një vogëlush i cili ka shkuar pranë uniformave blu dhe bashkë me ta ka bërë simbolin e shqiponjës.
Ndërsa qyterarët do të mbajnë në këtë 28 Nëntor një tjetër protestë në kryeqytet, një nga autobotët e ujit të policisë është 'veshur' me flamurin kuq e zi.
Siç shihet edhe nga pamjet që sjell Report Tv, autoboti shoqërohet nga pas edhe nga një makinë policie.
-
Ai qe eshte ideatori i kesaj proteste ne kte dite re shenuar per popullin tone eshte nje anti kombetare
Përgjigju









Komente
Komento