PSV Eindhoven e ka vendosur Ardon Jasharin në shënjestër për merkaton e janarit. Sipas gazetarit belg të Sky Sport CH, Sacha Tavolieri, klubi holandez po përgatit një ofertë për mesfushorin e përfaqësueses zvicerane në formë huazimi me opsion blerjeje. Drejtuesit e PSV-së kanë hyrë në kontakt me agjentët e Jasharit për të diskutuar çështjet kontraktuale dhe mundësinë e transferimit në Eredivisie.
Nga ana e vet, Jashari duket i hapur për një lëvizje të tillë, pasi kërkon minutazh të rregullt dhe të luajë vazhdimisht. PSV e ka identifikuar Jasharin si objektiv kryesor të merkatos, ndërsa bisedimet me Napolin për Kevin De Bruyne, sipas raportimeve, kanë ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi vlerën e transferimit të mesfushorit belg.
Ardon Jashari u transferua te Milani nga Club Brugge në gusht të 2025 për një vlerë totale prej 38 milionë eurosh, dhe nënshkroi një kontratë pesëvjeçare që skadon në 2030. Që nga transferimi, mesfushori ka hasur vështirësi për të siguruar një vend të rregullt si titullar në Serie A. Javën e fundit Jashari shënoi golin e parë për Milanin në fitoren 5-1 ndaj Frosinones, por përsëri nuk është rreshtuar ende si titullar i palëkundur.
Sipas mediave të ndryshme, edhe vetë Milani duket i prirur të lejojë një largim të përkohshëm në formë huazimi. Klubi kuqezinj po konsideron mundësinë e huazimit si mënyrë për të zbutur barrën financiare dhe për t’ia mundësuar Jasharit më shumë minuta lojë te një skuadër tjetër. Në këtë kontekst, oferta e PSV-së – huazim me opsion blerjeje – përgjigjet në kërkesën e lojtarit për më shumë kohë loje dhe në nevojën e Milanit për fleksibilitet financiar. Top Channel.
