Dhjetë vjet nga tragjedia e Chapecoense, kujtimi i katastrofës ajrore të Medellin PSV Eindhoven vë Ardon Jashatin në shënjestrën e tij për merkaton e janarit. Sipaz gazetarit belg të Sky Sport CH, Sacha Tavolieri, klubi holandez po përgatitet të bëjë lëvizjen e tij për të marrë mesfushorin e përfaqësueses zvicerane me huazim me opsion blerjen e tij.
Drejtuesit e PSV Eindhoven tashmë kanë hyrë në kontakt me agjentët e futbollistit për të diskutuar çështjet kontraktuale dhe transferimin e tij të mundshëm në Eredivisie.
Nga ana e tij vetë Jashari duket se është i hapur ndaj një lëvizje të tillë me mesfushorin që kërkon të luajë vazhdimisht. PSV Eindhoven e vëri Jasharin si objektiv kryesor të merkatos pasi bisedimet me Napolin për të nënshkruar me Kevin De Bruyne ngecën për shkak të mosmarrëveshjeve për vlerën e transferimit të mesfushorit belg.
Ardon Jashari u transferua te Milani nga Club Brugge në gusht të 2025 për vlerën totale prej 38 milionë eurosh duke nënshkruar me kuqezinjtë një kontratë 5 vjeçare deri nmë 2030. Gjatë gjithë kësaj kohe, mesfushori ka vuajtur shumë për të siguruar një vend si titullar në Serie A duke e shënuar golin e tij të parë javën e kaluar në fitoren 5-1 të Milanit ndaj Frosinones. Sipas mediave të ndryshme edhe vetë Milani duket se është i hapur që të lejojë largimin e tij në formë huazimi në mënyrë që të lehtësojë barrën financiare për klubet e interesuara.
Top Channel