Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    114-vjetori i Pavarësisë/ Kryepeshkopi Joan mban Doksologjinë e Flamurit: Shqipëria është e të gjithëve, kemi përgjegjësi ta çojmë përpara

    28 Nëntori në Vlorë/ Protestë kundër Muzeut të Hebrenjve, përplasje mes tubuesve dhe policisë

    Ministri Demo uron shqiptarët krah efektivëve të Policisë: Lirinë e trashëguam, të ardhmen e ndërtojmë bashkë!

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » 114-vjetori i Pavarësisë/ Kryepeshkopi Joan mban Doksologjinë e Flamurit: Shqipëria është e të gjithëve, kemi përgjegjësi ta çojmë përpara
    Kryesore

    114-vjetori i Pavarësisë/ Kryepeshkopi Joan mban Doksologjinë e Flamurit: Shqipëria është e të gjithëve, kemi përgjegjësi ta çojmë përpara

    November 28, 2026

    Me rastin e 28 Nëntorit, në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” është mbajtur mesha solemne e “Doksologjisë së Flamurit”. Kryepeshkopi Joan përcolli urimet për festën, duke u lutur për bekimin e flamurit kombëtar, mbrojtjen e vendit dhe mirëqenien e popullit shqiptar.

    Në fjalën e tij, ai vlerësoi rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar dhe përgjegjësinë e qytetarëve për të ardhmen e Shqipërisë.

    “Në këtë ditë të shënuar historike për kombin tonë, Kisha kryen Dhoksologjinë e Flamurit. Kjo është traditë që përsëritet vazhdimisht. Arsyeja pse përsëritet është se ajo ka shumë rëndësi. Dhe shumë gjëra të rëndësishme duhet të përsëriten që të nguliten në mendjen dhe zemrën tonë. Kisha jonë e zhvillon Dhoksologjinë e Flamurit për disa arsye. E para, kjo Dhoksologji është një falënderim për Perëndinë që na ka dhënë një vend shumë të bukur, i cili i ka të gjitha gjërat.

    Ndaj, është detyra jonë që këtë vend ta lulëzojmë. Së dyti, në këtë ditë përkujtojmë të gjithë klerikët dhe laikët që në shekuj ruajtën besimin, gjuhën dhe identitetin e tyre nëpër kohë shumë të ashpra të historisë. Ne u themi atyre të gjithëve, faleminderit. Dhe e treta, më e rëndësishmja, është që këtë vend të bukur që na ka dhënë Perëndia, kemi për detyrë ta mbrojmë, ta ruajmë dhe ta ndriçojmë. Ne nuk jemi pronarët. “Zotit i përket dheu dhe gjithçka që ndodhet në të”, thotë psalmisti. Kjo do të thotë se ne jemi thjesht kujdestarët e tij. Mund të jemi kujdestarë të mirë ose kujdestarë të këqij. Nëse e duam Perëndinë, do t’i duam edhe njerëzit, se është e pamundur të duash Perëndinë dhe të mos e duash vendin ku je lindur dhe je rritur. Një njeri që nuk e do Perëndinë, shpeshherë, ka vështirësi për të pasur dashuri edhe për njerëzit”, tha kryepeshkopi Joan.

    Kryepeshkopi theksoi se Shqipëria është e të gjithëve dhe se çdo qytetar ka përgjegjësinë të kontribuojë për zhvillimin e vendit.

    “E përsërisim vazhdimisht një episod nga Ungjilli. Përpara se Zoti t’i jepte Pjetrit një mision shumë të rëndësishëm, që të kujdesej për grigjën e Tij, e pyet tri herë dhe i thotë “Simon, i biri i Jonait, a më do më shumë sesa këta të tjerët?” E pasi Pjetri i thotë: “Po, Zot, të dua”, Ai i thotë “Kullot shqerrat e mia.” Kjo do të thotë se, nëse do ta duam Perëndinë, do ta duam mësimin e Tij dhe urdhërimet e Tij. Dhe urdhërimi kryesor është pikërisht ky: Ta duam Zotin me gjithë shpirtin tonë dhe ta duam të afërmin si veten tonë. Nëse e kemi këtë në zemër, do t’i duam njerëzit, do ta duam vendin tonë. Edhe njerëzit që kanë dashuri do të bëjnë gjithçka për ta ndriçuar dhe lulëzuar vendin e tyre.

    Le ta kemi gjithmonë ndër mend se ne nuk jemi pronarët, jemi kujdestarët, dhe një ditë do të japim llogari. Le t’i lutemi Perëndisë që, për të gjithë punën dhe veprën tonë, kur të paraqitemi para Tij, të na thotë fjalët që janë në Ungjill. “Të lumtë, kujdestar dhe shërbëtor besnik! Hyr në gëzimin e Zotit tënd.” Prandaj është detyra e gjithsecilit nga ne që këtë vend të bekuar ta ndriçojmë akoma më shumë, të jemi të gjithë së bashku dhe ta çojmë përpara. Sepse Shqipëria është e të gjithëve, nuk është e një grupi as e një personi. Të gjithë ne kemi përgjegjësinë për ta ndriçuar vendin. Në këtë ditë të bekuar do të doja t’ju uroja juve të gjithëve gëzuar dhe për shumë vjet”, theksoi Kryepeshkopi.

    Një urim për festat e Nëntorit ka përcjellë edhe kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, i cili u shpreh se këto ditë zemrat e shqiptarëve mbushen me krenari për historinë dhe flamurin kombëtar.

    joan kryepeshkop shqiperi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    114-vjetori i Pavarësisë/ Kryepeshkopi Joan mban Doksologjinë e Flamurit: Shqipëria është e të gjithëve, kemi përgjegjësi ta çojmë përpara

    November 28, 2026

    28 Nëntori në Vlorë/ Protestë kundër Muzeut të Hebrenjve, përplasje mes tubuesve dhe policisë

    November 28, 2026

    Ministri Demo uron shqiptarët krah efektivëve të Policisë: Lirinë e trashëguam, të ardhmen e ndërtojmë bashkë!

    November 28, 2026

    114-vjetori i Pavarësisë në Vlorë/ Rama dhe Kurti krah për krah në ceremoninë e Flamurit, e pranishme edhe presidentja e Kosovës

    November 28, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Një shqiponjë në xham, por me gjithë shpirtin e Shqipërisë brenda saj”, Peleshi uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë

    Horoskopi i ditës, përgjegjësi dhe biseda që kërkojnë kujdes

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.