E shtunë, 28 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Me këngë patriotike, shpaloset banderola gjigande në sheshin “Skënderbej”: Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë ne!

Sheshi “Skënderbej” në Tiranë është mbushur me protestues në kuadër të protestës kombëtare të 28 Nëntorit, ku qytetarë nga kryeqyteti, qytete të ndryshme të vendit dhe diaspora janë bashkuar në tubimin kundër qeverisë.

Një prej momenteve që ka tërhequr vëmendjen është shpalosja e një banderole gjigante me mesazhin: “Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë ne! Rama në burg, Berisha në burg”, ku e kanë shoqëruar edhe me këngën patriotike “Rreth flamurit të përbashkuar”.

Mesazhi i banderolës përcjell qëndrimin e protestuesve kundër të dy figurave kryesore të politikës shqiptare, Edi Ramës dhe Sali Berishës, ndërsa reflekton edhe thirrjen e tyre për ndryshim të klasës politike.

Në shesh vijojnë të valëviten flamujt kuqezi, ndërsa protestuesit shoqërojnë tubimin me këngë patriotike, brohoritje dhe mesazhe kundër qeverisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.