Një qytetar, në një prononcim për Syri TV gjatë protestës që po zhvillohet sot në Tiranë, kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.
Ai foli për varfërinë, korrupsionin dhe vështirësitë ekonomike të qytetarëve, ndërsa bëri thirrje për mobilizimin e studentëve dhe pedagogëve.
“Kryeministria të rrethohet derisa ai të japë dorëheqjen. Kërkojmë ndryshim të shpejtë”, u shpreh protestuesi.
Fjala e tij:
Unë protestoj për ndryshim, për protestë politike. Kur shoh pleqtë që futen në market, blejnë një shishe kos, as ambalazhim nuk i bëjnë. I kam parë me sytë e mi, jetoj në zonën e Freskut. I ka rënë shishja në tokë. Varfëri e madhe, 80 mijë lekë, çfarë do të bëj? Ndërkohë, këta flenë mbi lekët tona, i vjedhin.
Të rrethohet Kryeministria derisa ai të japë dorëheqjen.
I tha zonja e Bashkimit Europian: “Zoti kryeministër, ka korrupsion këtu”. Ajo po i thoshte: “Dorëzohu!”.
Kërkojmë ndryshim të shpejtë. Shqipëria u braktis dhe mbeti më keq se Mali i Zi dhe Maqedonia. Këtu duhen protesta studentore, pedagogët, të gjithë fakultetet duhet ta marrin në dorë vendin, por jo për të folur studentët, por të dalë pedagogu për të thënë: “Unë jam prijësi i studentëve”.
Është një komb këtu.
© SYRI.net
Shtetrrethimi në Vlorë/ Këlliçi : Rama rrethoi me gardh e polici Monumentin e Pavarësisë, përdori edhe gaz ndaj qytetarëve
Vlorë/ Policia e Ramës shoqëron protestuesit në komisariat, qytetarët kërkojnë lirimin e tyre
'Rama është si dhunuesi që mban gruan me forcë', qytetarja në protestë: Nuk ka më kontratë me shqiptarët!