Në këtë ceremoni ajo ishte së bashku me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Me këtë rast, Shiroka Pula ka thënë se 28 Nëntori është kryefesta kombëtare që i bashkon shqiptarët rreth historisë dhe identitetit të përbashkët.

Ajo ka theksuar se festimi i kësaj date në Vlorë merr domethënie të veçantë, pasi rikujton rrënjët dhe historinë e përbashkët të shqiptarëve, përtej kufijve shtetërorë.

“Vlora është një nga vendet më të shenjta të historisë sonë kombëtare, siç është 28 Nëntori, datë e shenjtë. Kjo ditë na bashkon përtej kufijve, sepse kemi një histori. Nderimi për ata që sakrifikuan për lirinë tonë është edhe përgjegjësi për ta ruajtur e forcuar lidhjen tonë kombëtare dhe për të ndërtuar të ardhmen me dinjitet, unitet dhe besim”, u shpreh Presidentja Shiroka Pula.