Lajmi i fundit

LIVE - Protesta kombëtare, mijëra qytetarë nisen drejt Tiranës

'Rama është si dhunuesi që mban gruan me forcë', qytetarja në protestë: Nuk ka më kontratë me shqiptarët!

11:56, 28/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mijëra qytetarë po qëndrojnë prej disa orësh në sheshin “Skënderbej” në protestën kombëtare kundër Edi Ramës, ku kërkohet dorëheqje dhe çuarja e vendit në zgjedhje me qeveri teknike.

Një qytetare ka folur për mikrofonin e Syri TV, ku është shprehur se Edi Rama nuk ka më kontratë me shqiptarët.

“Ai është si dhunuesi që dhunon një grua që e mban me forcë. E njëjta gjë është me kryeministrin. E njëjta gjë është që Taulant Balla flet pa pikën e turpit. Nuk e di çfarë kanë këta njerëz në zemër. Këta nuk kanë zemër, nuk kanë gjak. Nuk ju vjen keq për popullin... Do ikë ai, ka mo kush e komandon Shqipërinë. Si s’paska kush e komandon Shqipërinë? Ai s’e ka me tapi. Kam bërë një kontratë, thotë, me qytetarët. Po këta qytetarë që ta kanë bërë kontratën ta prishën. Sepse duhet t’i përmbahesh rregullave të kontratës. Kryeministri nuk i është përmbajtur rregullave të kontratës”, u shpreh ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco