Kombëtarja shqiptare ‘grumbullohet’ për urimin: Gëzuar 28 Nëntorin
28 Nëntori është dita më e rëndësishme në historinë e Shqipërisë, Dita e Pavarësisë së saj. Këtë të shtunë festohet 114 vjetori i Pavarësisë dhe urimit për këtë festë mbarëshqiptare i bashkohen edhe futbollistët e Kombëtares që përfaqësojnë vendin në arenën sportive.
Emra si Etrit Berisha, Berat Gjimshiti, Stavro Pilo, Taulant Seferi, Ernest Muçi, Mario Mitaj, Juljan Shehu, Klevi Qefalija, Arbër Hoxha, Mirlind Daku dhe Alen Sherri u bënë bashkë dhe përmes një videoje të publikuar nga FSHF në rrjetet sociale treguan se çfarë do të thotë Shqipëria për ta me një fjalë të vetme. Ai që e mbylli videon ishte kapiteni Berat Gjimshiti me mesazhin e tij që kishte një domëthënie të madhe.
‘Pavarësisht se ku na çon rruga, ka një vend që na bashkon gjithmonë, Shqipëria. Gëzuar 28 nëntorin’-ishin fjalët e Gjimshitit.
FSHF nga ana e saj e shoqëroi videon e postuar prej saj me mesazhin urues për Ditën e Pavarësisë
‘Shumë fjalë për Shqipërinë, atdheun tonë, dalë nga zemra e atyre që flamurin e lartësojnë gjithmonë! Gëzuar festat e nëntorit!’-lexohej në postimin e FSHF
Fitorja e Egnatias në Conference League, Smajli: Presidenti e rriti edhe pak premion
Manchester United zgjat kontratën e Bruno Fernandes deri në vitin 2028
Pamje tronditëse nga Marseja, tifozët bullgarë mbrojnë gruan nga sulmi i ultrasve (VIDEO)
- 12:02 Berisha uron 28 Nëntorin, bën thirrje për pjesëmarrje në protestën kombëtare
- 11:51 New York njeh zyrtarisht 28 Nëntorin, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë futet në kalendarin e qytetit amerikan
- 11:50 Elbasani feston 114-vjetorin e Pavarësisë, ceremonisë i bashkohet edhe deputeti nga Kosova, Burim Ramadani
- 11:40 Dita e Flamurit, homazhe në Prekaz në nderim të dëshmorëve! Çitaku: Kosova e pavarur, kryevepër e Adem Jasharit
- 11:31 Osmani uron 28 Nëntorin: Katër data historike, një krenari kombëtare
- 11:17 Mesha për flamurin, Kryepeshkopi Joan: Detyrë e gjithsecilit që këtë vend të bekuar ta ndriçojmë akoma më shumë