Lajmi i fundit

LIVE - Protesta kombëtare, mijëra qytetarë nisen drejt Tiranës

Shtetrrethimi në Vlorë/ Këlliçi : Rama rrethoi me gardh e polici Monumentin e Pavarësisë, përdori edhe gaz ndaj qytetarëve

Shtetrrethimi në Vlorë/ Këlliçi : Rama rrethoi me gardh e polici Monumentin e Pavarësisë, përdori edhe gaz ndaj qytetarëve

12:11, 28/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar atë që e cilëson si një skenar të paprecedentë në Vlorë gjatë festimeve të 28 Nëntorit. Sipas tij, Edi Rama mbajti të rrethuar me gardh dhe forca policore Monumentin e Pavarësisë, duke penguar qytetarët vlonjatë dhe vizitorët të afroheshin për të festuar Ditën e Flamurit.

Në reagimin e tij, Këlliçi thotë se policia përdori edhe lëndë helmuese dhe shoqëroi qytetarë që kërkonin të bënin homazhe. Sipas deputetit demokrat, qytetarët u lejuan të afrohen te Monumenti i Pavarësisë vetëm pas largimit të kryeministrit, ndërsa e ka cilësuar këtë veprim si dëshmi të frikës së Ramës përballë revoltës qytetare.

Reagimi:

Edi Rama i mbajti larg sot qytetarët vlonjatë dhe qindra vizitorë nga Monumeti i Pavarësisë, duke rrethuar me gardë e polici sheshin, siç nuk ka ndoshur asnjëherë tjetër.
Banditët në uniformë dhe civilë përdorën edhe lëndë helmuese dhe shoqëruan qytetarë që kërkonin të festonin ditën e Flamurit. Edi Rama e di revoltën e qytetarëve ndaj tij, dhe as në ditën e Pavarësisë nuk mund të shkojë i parrethuar nga reparte ushtarake e forca speciale.

Ai kudo pritet si i korruptuar dhe i padëshiruar.

Vlonjatët dhe vizitorët u lejuan të bëjnë homazhe e të nderojnë etërit themelues vetëm pas largimit të Kryeministrit më të korruptuar në Europë.

Edhe sot, në Vlorë apo në sheshin Skenderbej e në Bulevard, ai po merr mesazhin e përsëritur prej 6 muajsh, që duhet të largohet!
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco