VIDEO/ Sulmuesi i Kombëtares i jep mesazhin Maran me një eurogol në ndeshjen ndaj Monacos Fitorja e jashtëzakonshme e Egnatias ndaj Lincoln Red është pasqyruar edhe në klasifikimin e UEFA për klubet. Sipas të dhënave të Football Meet Data, skuadra kampione e Shqipërisë është klubi që ka ngjitur më shumë shkallë në këtë klasifikim për këtë javë, plot 27.
Egnatia pozicionohej në vendin e 224 përpara kësaj ndeshjeje, kurse tani është në vendin e 197 me 8500 pikë, 1500 pikë më shumë.
Ngjitje të konsiderueshme në klasifikim në klasifikimin e UEFA ka bërë edhe Trabzonspori i Ernest Muçit, me 21 vende duke u renditur pas Egnatias, pasi nga vendi i 149 është ngjitur në të 128, ndërsa podiumin e veçantë e plotëson Kairat Almaty me 17 vende të fituara, nga pozicioni i 166 në të 149.
Klasifikimi i Klubeve që kanë fituar më shumë vende në renditjen e UEFA:
1. Egnatia 27 pozicione (nga vendi i 224 në të 197)
2. Trabzonspor 21( nga vendi i 149 në të 128)
3. Kairat Almaty 17( nga vendi i 166 në të 149)
4. Nordsjælland 14( nga vendi i 180 në të 166)
5. Beşiktaş 11( nga vendi i 119 në të 108)
6. Crystal Palace 7(nga vendi i 83 në të 76)
7. Brighton 5(nga vendi i 92 në të 87)ù
8. Ajax 3 pozicione( nga vendi i 56 në të 53)
Top Channel