InsajderiInsajderi
Lajme

Rama: Nëse nuk lejojnë vendosjen e muralit, do t’i vazhdojmë punimet deri në arrestim

Insajderi
28 November 2026 - 12:18
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Facebook Shpërndaje në XShpërndaje në X Kopjo lidhjenKopjo lidhjen
Rama: Nëse nuk lejojnë vendosjen e muralit, do t’i vazhdojmë punimet deri në arrestim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar për KosovaPress se është në pritje të vendimit të kryeprokurorit lidhur me vazhdimin e punimeve për vendosjen e muralit të Nënës Terezë.

Rama ka thënë se edhe nëse vendimi është negativ, do të ndërmarrin veprime për vazhdimin e punimeve, deri në pikën kur Policia mund të arrestojë punëtorët.

Kryetari i Prishtinës po vazhdon të qëndrojë në sheshin “Zahir Pajaziti”, përkundër reshjeve të borës, në pritje të vendimit.

Situata është tensionuar gjatë paradites, pas përplasjeve ndërmjet zyrtarëve komunalë dhe Policisë së Kosovës, e cila ka paralajmëruar arrestimin e personave që vazhdojnë punimet.

Mozaiku kushtuar Nënës Terezë ishte paraparë të përurohej sot, me rastin e 28 Nëntorit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

FacebookFacebook InstagramInstagram

Impressum

Kontakt

Trademark