Gjesti i fortë i bërë nga Rey Manaj vetëm pak ditë më parë kur vendosi që të mbyllte në mënyrë të njëanëshme kontratën me Sivasspor-in pasi klubi nuk kishte respektuar pagesat e caktuara në kontratë ka shërbyer për diçka.
Sipas medieve turke shoqëria në fjalë është në telashe ekonomike dhe për pasojë u ka vonuar pagën gati të gjithë lojtarëve.
“Sivasekspres” ka bërë me dije se Sivasspor, i trembet një tjetër çështje “Manaj”, u ka kaluar një pjesë të vogël të pagave të prapambetura të gjithë lojtarevë.










