Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

AKU bllokon mbi 88 ton produkte ushqimore, mbyllet aktiviteti i një subjekti në Berat

28/11/2026
Nëse keni ngrënë në Gjirokastër këto ditë duhet të shtoni kujdesin, AKU bllokon produkte
Share on FacebookShare on Whatsapp

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 88.9 ton produkte ushqimore dhe ka vendosur dy gjoba me vlerë totale 400 mijë lekë, pas kontrolleve të ushtruara në të gjithë vendin gjatë datave 26 dhe 27 nëntor 2026.

Sipas njoftimit të AKU-së, gjatë kësaj periudhe janë inspektuar 128 subjekte, nga të cilat 48 me origjinë shtazore, 49 me origjinë joshtazore dhe 31 që ushtrojnë aktivitet në fushën e produkteve për mbrojtjen e bimëve dhe inputeve bujqësore.

Për shkeljet e konstatuara janë vendosur katër masa administrative me paralajmërim dhe dy gjoba. Subjekti “Redian Dobruna” është gjobitur me 100 mijë lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, ndërsa “Pronatyra treg” me 300 mijë lekë për hedhjen në treg të ushqimit të pasigurt.

Një nga rastet më problematike është konstatuar në qarkun e Beratit, ku inspektorët e AKU-së, në bashkëpunim me strukturën e Krimit Ekonomik, kanë ushtruar kontroll në subjektin “Sybi Ametbeja”, që merret me përpunimin dhe ambalazhimin e frutave.

Gjatë kontrollit janë bllokuar 11 produkte ushqimore, në një sasi totale prej 63.422 ton, deri në daljen e rezultateve të analizave laboratorike. Mes produkteve të bllokuara janë komposto pjeshke dhe kumbulle, trangull e speca marinadë, salcë domate, fërgesë, sallatë e përzier, trahana dhe uthull.

Sponsorizuar

Për shkak të kushteve të papërshtatshme higjieno-sanitare të konstatuara në ambientet e subjektit, AKU ka vendosur edhe ndërprerjen e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore.

Ndërkohë, në qarkun e Durrësit është bllokuar një sasi prej 25.48 ton misër për ushqim kafshësh, në pronësi të subjektit “Besniku shpk”. Analizat laboratorike kanë evidentuar praninë e aflatoksinës B1 mbi normën e lejuar.

Sipas AKU-së, produkti ishte importuar përmes Pikës së Kalimit Kufitar në Hanin e Hotit dhe ishte mbajtur i bllokuar në magazinat e subjektit deri në marrjen e rezultateve laboratorike. Subjektit i është kërkuar që misrin ta mbajë të bllokuar deri në kthimin e tij në vendin e origjinës.

Gjatë kësaj periudhe është kryer gjithashtu asgjësimi i 27.86 ton produkteve, me kërkesë të vetë subjektit. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaron se do të vijojë kontrollet dhe bashkëpunimin me organet ligjzbatuese për të garantuar sigurinë ushqimore.a.b

Nga arkivi

  • Dibër, 2 vëllezërit në sherr dramatik, veç policia ia doli
  • TIRANË/ Vodhën kasafortën e një biznesi, çfarë bënë tek liqeni më pas
  • Tabachinno-kokaino, vihet në pranga shitësi në dyqan në Dhërmi
  • Bulqizë, aksident i rëndë mes 3 makinave, 3 të plagosur
  • ‘Markata e mallrave luksoze’ nga Franca, bien në pranga 12 persona. SPAK jep detajet
  • Rrugaçi i Beogradit, Vuçiç, shkel sovranitetin e Kosovës, rrëmben 3 policë në Leposaviq

Po ndodh

Të largojmë narkoshtetin, nis protesta në Tiranë. Policia provokon në Sheshin ‘Skënderbej’

Të largojmë narkoshtetin, nis protesta në Tiranë. Policia provokon në Sheshin ‘Skënderbej’

28/11/2026
Tensione në Vlorë, qytetarët përplasen me policinë, hidhet gaz lotsjellës dhe brohoritet “Poshtë diktatura!”

Tensione në Vlorë, qytetarët përplasen me policinë, hidhet gaz lotsjellës dhe brohoritet “Poshtë diktatura!”

28/11/2026
Nëse keni ngrënë në Gjirokastër këto ditë duhet të shtoni kujdesin, AKU bllokon produkte

AKU bllokon mbi 88 ton produkte ushqimore, mbyllet aktiviteti i një subjekti në Berat

28/11/2026
Senati konfirmon Rubio si Sekretar Shteti. Trump nxjerr SHBA nga OBSH

Marco Rubio uron festën: Të luftojmë organizatat kriminale dhe ata që bashkëpunojnë me ta

28/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Të largojmë narkoshtetin, nis protesta në Tiranë. Policia provokon në Sheshin ‘Skënderbej’

Të largojmë narkoshtetin, nis protesta në Tiranë. Policia provokon në Sheshin ‘Skënderbej’

28/11/2026
Tensione në Vlorë, qytetarët përplasen me policinë, hidhet gaz lotsjellës dhe brohoritet “Poshtë diktatura!”

Tensione në Vlorë, qytetarët përplasen me policinë, hidhet gaz lotsjellës dhe brohoritet “Poshtë diktatura!”

28/11/2026
Nëse keni ngrënë në Gjirokastër këto ditë duhet të shtoni kujdesin, AKU bllokon produkte

AKU bllokon mbi 88 ton produkte ushqimore, mbyllet aktiviteti i një subjekti në Berat

28/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

165.306 artikuj gjithsej