Aktualitet

114-vjetori i Pavarësisë/ Lezhë, ngrihet flamuri kuqezi te obelisku i ‘Besëlidhjes’

114-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë u përkujtua edhe në Lezhë. Ceremonia u zhvillua pranë obeliskut të “Besëlidhjes”, në qendër të qytetit, ku u ngrit flamuri kombëtar dhe u vendosën kurora me lule.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të pushtetit vendor, deputetë të PS dhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi.

Aktivitetet e organizuara nga Bashkia në kuadër të 114-vjetorit të Pavarësisë vijuan në Pallatin e Kulturës.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.