Egnatia e Nevil Dedes po shkruan historinë në Europë. Fitorja ndaj Linkoln Red Imps ka bërë që kampionët të ngjiten në renditjen e UEFA-s nga vendi 224-të në vendin e 197-të.
Egnatia ndodhet tashmë 27 pozicione më lart, duke bërë edhe ngjitjen më të lartë të kësaj jave në Europë për një klub. Në anën tjetër, Egnatia po ashtu ka kontribuar që Shqipëria të shkojë vendin e 41-të në renditjen e Shqipërisë.
Sfida e radhës ndërkohë është ndaj Kauno Zalgiris. Fitorja do të siguronte fazën “play off” në Ligën e Konferencës.
Kampionët regjistrojnë koeficientin 8,5 deri tani në Europë, që është edhe më i larti që ka arritur ndonjëherë një klub i Shqipërisë. Po ashtu kanë kaluar 4,5 milionë euro të arkëtuara gjatë këtij edicioni nga UEFA.