Ronaldo Nazário ka ndarë një histori të pazakontë nga fillimet e karrierës së tij, kur ishte vetëm 16 vjeç dhe luante për Cruzeiron. Ish-sulmuesi brazilian tregoi se, përpara një ndeshjeje, kishte premtuar se do të shënonte tre gola. Por deklarata e tij duket se nuk u prit aspak mirë nga kundërshtarët. Një mbrojtës e goditi tri herë me grushte gjatë pjesës së parë, duke i shkaktuar dëmtime në gojë.
Ronaldo u largua nga fusha duke qarë, por nuk u dorëzua. Ai u rikthye në pjesën e dytë dhe bëri pikërisht atë që kishte premtuar: shënoi tre gola, duke ndihmuar Cruzeiron të fitonte 3-0.
Një episod që tregon karakterin dhe vendosmërinë e jashtëzakonshme të brazilianit që më vonë do të bëhej një nga legjendat e futbollit botëror.

