Kontratat komunale me të afërmit, zëvendësministri i Brendshëm grek jep dorëheqjen

28 Nëntor 2026 | 12:44

Zëvendësministri i Brendshëm grek, Vangelis Liakos njoftoi këtë të shtunë dorëheqjen e tij pas raportimeve që pretendonin se bashkitë kishin dhënë kontrata të drejtpërdrejta me vlerë qindra mijëra euro për bizneset e lidhura me dy motrat e tij.

“Që nga momenti i parë, kam deklaruar, në termat më kategorikë, se nuk kam pasur kurrë përfshirje në aktivitetet profesionale të vëllezërve dhe motrave të mia dhe se nuk ka diçka të tillë si përgjegjësi familjare”, tha Liakos në një postim në rrjetet sociale.

Liakos tha se i ishte shënjestër e një sulmi imoral dhe vulgar dhe se vendimi për të dhënë dorëheqjen pas disa ditësh akuzash u mor me shpresën se këtij kanibalizmi parazgjedhor’ do t’i vijë fundi.

Raportet, të publikuara nga mediat lokale, pretendonin se një firmë kontabiliteti e drejtuar nga një motër kishte marrë kontrata me vlerë totale 1.14 milion euro nga gjashtë bashki që nga viti 2019.

Një tjetër raportoi se një biznes i drejtuar nga motra e tij tjetër kishte siguruar 13 kontrata të drejtpërdrejta me vlerë totale 256,694 euro nga katër bashki gjatë së njëjtës periudhë, kryesisht për shërbime konsulence për komunikim, marrëdhënie me publikun dhe turizëm.

Polemika kishte shqetësuar partinë qeverisëse Demokracia e Re, pavarësisht përpjekjeve të zyrës së kryeministrit për ta shpallur çështjen të mbyllur, me ligjvënësit e partisë që u konfliktuan nëse ai duhet të jepte dorëheqjen.

Liakos ka ngritur një padi për shpifje kundër dy gazetarëve dhe një botuesi për shkak të raportimeve të tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gruaja që mund të thyejë BE-në

Marine Le Pen po shihet si sfida më serioze populiste me të cilën është përballur Bashkimi Evropian në historinë e tij. Nëse fiton zgjedhjet presidenciale...
12:22 | 28/11/2026

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kontaktuar kryeministren italiane Giorgia Meloni, pas polemikave të shkaktuara nga deklaratat e tij në një intervistë për BBC-në lidhur me...
21:36 | 27/11/2026

Shqetësim për valën e sulmeve kibernetike në vendet perëndimore

Qeveria britanike u detyrua të mbyllë pjesën më të madhe të sistemit të saj të sigurimeve shoqërore të premten, në atë që duket të jetë...
19:34 | 27/11/2026