Përplasje para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë dhe molotov drejt policisë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

28 Nëntor 2026 | 12:48

Tensionet janë përshkallëzuar para godinës së Kryeministrisë, ku ka nisur përplasja mes protestuesve dhe forcave të policisë gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit.

Disa prej protestuesve kanë hedhur hunj, gurë dhe molotov në drejtim të efektivëve të policisë të vendosur përpara godinës së qeverisë. Në përgjigje, policia ka përdorur autobotin, duke hedhur ujë në drejtim të turmës.

Situata është tensionuar në kulmin e marshimit drejt Kryeministrisë, ndërsa protestuesit vijojnë të qëndrojnë përpara godinës.

Përplasjet vijnë pas episodeve të para të tensionit të regjistruara gjatë marshimit, kur disa institucione u goditën nga protestuesit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prej më shumë se dy orësh në sheshin “Skënderbej”, protestuesit nisin marshimin

Që prej orës 10:00 ka nisur grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”. Prej me shume se dy orësh qytetarë të shumtë janë bashkuar në protestën...
12:35 | 28/11/2026

Berisha uron 28 Nëntorin, bën thirrje për pjesëmarrje në protestën kombëtare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përcjellë mesazhin e tij me rastin e 114-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. Berisha kujtoi aktin historik të ngritjes...
12:02 | 28/11/2026

Elbasani feston 114-vjetorin e Pavarësisë, ceremonisë i bashkohet edhe deputeti nga Kosova, Burim Ramadani

Edhe në qytetin e Elbasanit u zhvilluan ceremonitë përkujtimore me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Përfaqësues të institucioneve vendore, të Bashkisë...
11:50 | 28/11/2026