Gaz lotsjellës, molotovë dhe gurë, përshkallëzohen tensionet në protestën e 28 Nëntorit
🇬🇧 Read in EnglishSituata në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është përshkallëzuar gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit, ku marshimi drejt Kryeministrisë është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Përpara godinës së qeverisë, disa prej pjesëmarrësve kanë hedhur gurë, hunj dhe bomba molotov në drejtim të efektivëve të vendosur në kordonin e sigurisë. Në përgjigje, policia ka vënë në përdorim autobotin, duke lëshuar ujë me presion drejt turmës.
Përplasjet kanë shpërthyer në kulmin e marshimit, ndërsa tensionet ishin shfaqur edhe më herët gjatë itinerarit të protestës, ku disa institucione janë goditur nga pjesëmarrësit.
Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, protestuesit kanë vijuar të qëndrojnë përpara Kryeministrisë, ndërsa situata mbetet e tensionuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



