Vendosni fjalën kyçe....

Babai i deputetes së Vlorës Çakërri përplaset me qytetarët në Vlorë (Video)


Babai i deputetes së Vlorës, Briseida Çakërri, është përplasur me disa protestuesit në Vlorë, shkrua JOQ. Në videon e publikuar shihet një person i identifikuar si Krenar Çakërri që shkëmben sharje me qytetarët ndërkohë që këta të fundit thërrasin “Poshtë Edi Rama”.

Dita e sotme nisi me përplasje në Vlorë mes policisë e qytetarëve me efektivët që ndaluan protestuesit të afroheshin në Sheshin e Flamurit ndërkohë që aty ndodhej kryeministri Rama dhe personalitetet shtetërore në ceremoninë e ngritjes së flamurit me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë.

Efektivët përdorën spërkatësit me piper dhe shoqëruan disa persona.