Ky është një banner reklamues për orange club Sarandë

Qytetarët dhunohen në Ditën e Pavarësisë, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Qytetarët dhunohen në Ditën e Pavarësisë, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Mijëra qytetarë u mblodhën këtë të shtunë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për protestën kombëtare kundër qeverisë së Edi Ramës. Tubimi u thirr më 28 nëntor, në 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Gjatë protestës, policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj pjesëmarrësve.

Organizatorët u bënë thirrje qytetarëve, studentëve dhe aktivistëve të marrin pjesë masivisht në tubim, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Sheshi “Skënderbej” ishte pika e grumbullimit dhe e nisjes së protestës. Sipas planit të organizatorëve, nga sheshi protestuesit do të marshonin drejt godinës së Kryeministrisë. Mijëra pjesëmarrës ishin mbledhur në shesh, ndërsa në tubim pritej të mbërrinin edhe qytetarë të tjerë.

Shumë prej pjesëmarrësve mbanin në duar flamuj kuqezi. Flamuj kombëtarë ishin vendosur për Ditën e Pavarësisë edhe në automjetet e policisë, përfshirë autobotët që u përdorën për të hedhur ujë me presion drejt protestuesve.

Në shesh u panë edhe grupe protestuesish me maska dhe shkopinj, mes të cilëve kishte edhe të mitur. Disa pjesëmarrës ndezën tymuese gjatë tubimit.

Në mesin e flamujve, protestuesit shpalosën edhe një banderolë me mbishkrimin “Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë ne. Rama në burg, Berisha në burg”.

Saranda Web

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

Qytetarët dhunohen në Ditën e Pavarësisë, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Qytetarët dhunohen në Ditën e Pavarësisë, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion

28 Nëntor 2026 12:56
Saranda kremton 28 Nëntorin në vendin ku u ngrit flamuri më 1912 – VIDEO

Saranda kremton 28 Nëntorin në vendin ku u ngrit flamuri më 1912 – VIDEO

28 Nëntor 2026 10:45
Kriteret e reja për agroturizmin, kush mund të certifikohet dhe çfarë kërkohet në bregdet

Kriteret e reja për agroturizmin, kush mund të certifikohet dhe çfarë kërkohet në bregdet

27 Nëntor 2026 20:54
Kuq e zi në shkollën “Shefqet Sulejmani” në Gjashtë, aty ku tradita merr jetë në duart e brezit të ri

Kuq e zi në shkollën “Shefqet Sulejmani” në Gjashtë, aty ku tradita merr jetë në duart e brezit të ri

27 Nëntor 2026 19:14
Qeveria nxjerr në treg edhe spitalet publike, të menaxhohen nga privatët

Qeveria nxjerr në treg edhe spitalet publike, të menaxhohen nga privatët

27 Nëntor 2026 13:51
Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare Veli Fiko Hasani

Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare Veli Fiko Hasani

27 Nëntor 2026 08:43