Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar gjatë protestës kombëtare që po zhvillohet në Tiranë, duke e cilësuar atë si protestën më emocionuese dhe më të bukur të zhvilluar ndonjëherë.
Në një postim në rrjetet sociale, Balliu thekson se shqiptarët janë bashkuar nën statujën e Heroit Kombëtar kundër narkoregjimit të Edi Ramës.
“Fitorja e shqiptarëve përballë narkopushtetit të Ramës është e padiskutueshme!”, shkruan deputeti demokrat, duke e mbyllur mesazhin me thirrjen: “Të bashkuar deri në fund! Asgjë nuk e ndal uraganin kuq e zi!”.
Postimi i plotë:
Protesta më emocionuese dhe më e bukur e zhvilluar ndonjëherë!
Sot, nën statujën e Heroit tonë Kombëtar, shqiptarët u bashkuan më shumë se kurrë kundër narkoregjimit të Edi Ramës.
Fitorja e shqiptarëve përballë narkopushtetit të Ramës është e padiskutueshme!
Të bashkuar deri në fund! Asgjë nuk e ndal uraganin kuq e zi!
© SYRI.net
VIDEO/ Dhuna disproporcionale: Policia e Ramës mbyt me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit paqësorë
VIDEO/ Protestuesit e shumtë ‘derdhen’ në bulevard/ Nis marshimi masiv drejt kryeministrisë
Denisa Vata nga protesta e 28 Nëntorit: Ngremë zërin kundër narkoshtetit të Ramës, kërkojmë votë të lirë dhe dinjitet!