Paris Saint-Germain po kërkon të shtojë alternativat në krahët e sulmit gjatë merkatos së janarit dhe një nga objektivat e kampionëve francezë e evropianë është talenti i Chelseat, Estevao Willian.
Sipas gazetarit të njohur Nicolo Schira, klubi parisien ka shfaqur interes për brazilianin 19-vjeçar, i cili aktivizohet si mesfushor ofensiv në krahun e djathtë.
Të lidhura
None found
PSG po vlerëson mundësinë për ta transferuar Estevaon gjatë afatit kalimtar të dimrit.
Interesi i francezëve vjen në një moment kur skuadra ka mbetur pa dy anësorë të rëndësishëm. Desire Doue dhe Khvicha Kvaratskhelia janë dëmtuar në ligamentin e kryqëzuar anterior të gjurit, një problem që do t’i mbajë jashtë fushave për një periudhë të gjatë.
Estevao iu bashkua Chelseat verën e kaluar nga Palmeiras për 34 milionë euro, por deri tani nuk ka arritur të përshtatet siç duhet me futbollin anglez. Në 11 paraqitje këtë sezon, ai nuk ka shënuar gol dhe nuk ka dhënë asnjë asistim.
Për këtë arsye, drejtuesit e Paris Saint-Germain synojnë të përfitojnë nga situata dhe të negociojnë transferimin e brazilianit për të njëjtën shumë prej 34 milionë eurosh që Chelsea pagoi për të.







