I ftuar në emisionin “Live me Luizin”, Bes Kallaku ka folur për jetën e tij sentimentale, duke ndarë disa reflektime mbi dashurinë dhe lumturinë që po përjeton në këtë periudhë të jetës.
Aktori i humorit u shpreh se ndihet më i lumtur se kurrë, duke theksuar se tashmë di të vlerësojë gjithçka që ka dhe të jetë mirënjohës për të. Gjatë bisedës, ai ndau edhe mënyrën se si e sheh dashurinë, duke e përkufizuar si qetësi dhe paqe shpirtërore.
“Tani jam më i lumtur se kurrë. Bibla thotë se lumturia më e madhe është kur njeriu kënaqet me aq sa ka. Ja di vlerën gjithçkaje që kam dhe jam falënderues. Dashuria është qetësia e zemrës, paqja e shpirtit dhe gjumi i ëmbël”, u shpreh Kallaku.
Fjalët e aktorit tërhoqën vëmendjen e Luiz Ejllit, i cili vuri në dukje ndryshimin që vëren tek ai sa herë që flet për partneren. Madje, Luizi nuk i kurseu as komentet pozitive, duke lënë të kuptohet se Besi po kalon një periudhë veçanërisht të bukur në jetën e tij.
“Me bëhet zemra mal që ajo ka arritur të bëjë kaq të lumtur. Të ndryshon komplet fytyra kur flet për të. E ke private, mbaje, prandaj po flas unë për ty”, shtoi Ejlli.

