Përplasjet e dhunshme kanë nisur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë protestës kombëtare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama që po zhvillohet këtë 28 Nëntor në Tiranë.
Menjëherë pasi protestuesit janë afruar pranë Kryeministrisë, policia ka dalë në gatishmëri me autobotet me ujë, në përpjekje për të shpërndarë turmën. Efektivët kanë përdorur gjithashtu gaz lotsjellës, duke i zmbrapsur qytetarët drejt zonës së ish-hotel “Dajtit”.
Policia e Shtetit ka angazhuar edhe skuadra me motorë gjatë protestës. Siç shihet në pamjet filmike, efektivët janë të pajisur me armë të posaçme për përdorimin e gazit lotsjellës dhe plumbave prej gome.
Burime bëjnë me dije se ndaj qytetarëve është qëlluar edhe me plumba gome. Të njëjtat mjete janë përdorur nga policia edhe gjatë protestave studentore, ku dhjetëra të rinj mbetën të lënduar dhe me shenja në trup.a.b





