Përplasjet mes protestuesve dhe policisë vijojnë në Tiranë, ku një numër i madh qytetarësh janë drejtuar drejt autobotëve me ujë të vendosur në Bulevard.
Pamjet nga protesta tregojnë momentet kur protestuesit afrohen drejt automjeteve të policisë, ndërsa situata në terren është tensionuar.
Në këto momente është konstatuar tërheqja e autobotëve me ujë dhe e efektivëve të policisë nga zona pranë urës, në afërsi të Piramidës.
Deri më tani, zhvillimet në këtë segment të Bulevardit shënojnë një tjetër moment tensioni gjatë protestës kombëtare në kryeqytet.













