Dy protestues kanë mbetur të lënduar gjatë tensioneve të regjistruara në protestën e sotme në Tiranë.
Pas marshimit të qytetarëve drejt Kryeministrisë, forcat e policisë kanë ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë për shpërndarjen e protestuesve.
Njëri prej të lënduarve raportohet se ka përplasur kokën në tokë, pasi është rrëzuar si pasojë e presionit të ujit të hedhur nga autobotët e policisë.
Të dy protestuesve u është dhënë ndihma e parë, ndërsa më pas janë transportuar drejt urgjencës spitalore për të marrë trajtim mjekësor.
Ende nuk bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore.
