Pamje ekskluzive të dërguara në redaksinë e JOQ tregojnë forca policie të mobilizuara pas një autoboti me ujë, në një moment tensioni të lartë gjatë protestës.
Prania e autobotit me ujë dhe rreshtimi i forcave të policisë pas tij tregojnë një ndërhyrje të organizuar për shpërndarjen ose mbajtjen nën kontroll të turmës.
Qytetarët vënë në diskutim mënyrën e menaxhimit të situatës dhe rrezikun që mbartin këto veprime në distancë të afërt.
Është sjellë menjëherë në vëmendje edhe rasti i Erion Vishkullit, i cili humbi një sy pasi u qëllua me plumb gome nga efektivët.