Lajmi i fundit

LIVE - Protesta kombëtare, mijëra qytetarë nisen drejt Tiranës

Rama ‘mbyt’ bulevardin me gaz e ujë, por mijëra qytetarë nuk i nënshtrohen dhunës së narkopolicisë

13:32, 28/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Bulevardi është mbuluar nga tymi i gazit lotsjellës dhe uji me presion i hedhur nga narkopolicia e urdhëruar nga Edi Rama, por kjo nuk i ka zmbrapsur protestuesit.

Pavarësisht ndërhyrjes së efektivëve, numri i qytetarëve mbetet masiv. Ata vijojnë të qëndrojnë në shesh, duke mos u tërhequr përballë gazit dhe autobotëve me ujë.

Pamjet nga bulevardi ngjajnë me skena lufte, ndërsa përballë aksionit të policisë, qytetarët vijojnë qëndresën dhe protestën kundër qeverisë së Edi Ramës.

As gazi lotsjellës dhe as uji me presion nuk kanë arritur t'i largojnë protestuesit nga bulevardi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco