Protesta e 28 Nëntorit, Ministria e Shëndetësisë: Të lënduar policë, protestues dhe gazetarë, mes tyre edhe një e huaj

28 Nëntor 2026 | 14:06

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar një bilanc paraprak të personave të lënduar gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë.

Sipas njoftimit të ministrisë, deri në orën 13:45, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur persona të lënduar, mes tyre një efektiv policie, dy përfaqësues të medias, njëri prej të cilëve shtetase e huaj, si dhe protestues.

Ministria bën me dije se të gjithë personat e paraqitur në spital janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, janë të vetëdijshëm dhe po marrin trajtim në urgjencë.

Ndërkohë, ekipet e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore kanë trajtuar në vendngjarje edhe tre protestues të lënduar, gjendja e të cilëve raportohet e mirë.

Sipas të njëjtit njoftim, deri në këtë orë nuk është raportuar asnjë person i lënduar në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT).

Bilanci vjen në një kohë kur protesta e thirrur në Tiranë është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, me hedhje gurësh, fishekzjarrësh dhe molotovësh, si dhe përdorimin e autobotëve me ujë nga policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lëndohen dy persona në protestë, mbërrijnë ambulancat

Dy persona raportohet se kanë mbetur të lënduar gjatë zhvillimit të protestës kombëtare që po mbahet këtë të shtunë në kryeqytet. Sipas informacioneve nga terreni,...
14:00 | 28/11/2026

Protestuesit rrethojnë makinën ujëhedhëse, gjuajnë me gurë (VIDEO)

Situata në protestën kombëtare që po zhvillohet në Tiranë po vijon e tensionuar, teksa një grup protestuesish ka rrethuar automjetin ujëhedhës të Policisë së Shtetit....
13:48 | 28/11/2026

Vijojnë tensionet mes protestuesve dhe policisë në bulevard! Hidhen molotov, efektivët hedhin gaz

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë vijojnë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku situata është përshkallëzuar gjatë protestës kombëtare që po zhvillohet në Tiranë. Protestuesit kanë...
13:21 | 28/11/2026