Protestuesit zhvendosen drejt sheshit “Skënderbej”, sulmojnë me shkopinj derën e Teatrit të Kukullave

28/11/2026 14:22

Pas përplasjeve me policinë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një grup protestuesish është zhvendosur drejt sheshit “Skënderbej”.

Gjatë lëvizjes, disa prej tyre kanë goditur me shkopinj derën e Teatrit të Kukullave.

Veprimet janë kryer në momentin kur protestuesit kanë mbërritur në zonën e sheshit.

Zhvendosja e protestuesve vjen pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara më herët me forcat e policisë në Bulevard prej dy orësh.

Top Channel