Pas përplasjeve me policinë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një grup protestuesish është zhvendosur drejt sheshit “Skënderbej”.
Gjatë lëvizjes, disa prej tyre kanë goditur me shkopinj derën e Teatrit të Kukullave.
Veprimet janë kryer në momentin kur protestuesit kanë mbërritur në zonën e sheshit.










