Protesta e zhvilluar në Ditën e Pavarësisë në Tiranë është shoqëruar me tensione dhe përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të policisë. Një efektiv policie ka marrë flakë, ndërsa kolegët e tij kanë ndërhyrë menjëherë për ta shpëtuar. Policia ka përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.
Sipas bilancit paraprak të Ministrisë së Shëndetësisë, deri në orën 14:00, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur tetë të lënduar, mes tyre një efektiv policie, dy përfaqësues të medias dhe pesë protestues. Tre protestues të tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore në vendngjarje. Të gjithë të lënduarit raportohen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Gjatë protestës është sulmuar gjithashtu godina e Teatrit të Kukullave, ndërsa nga turma janë dëgjuar thirrje për djegien e selisë së Partisë Socialiste.
Një grup protestuesish me maska sulmoi godinën e Teatrit të Kukullave gjatë protestës në Ditën e Pavarësisë. Nga turma u dëgjuan thirrje në kor për djegien e selisë së PS-së, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Policia e Shtetit ka nisur shoqërimet e para gjatë protestës në Tiranë. Tre protestues janë shoqëruar, pasi turma ka vijuar sulmet ndaj efektivëve me gurë, sende të forta dhe molotovë. Ndërkohë, policia ka avancuar drejt protestuesve duke përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët me ujë në përpjekje për të shpërndarë turmën.
Lexoni edhe:
Protestuesit me maska thërrasin në kor: Digjeni selinë e PS! Policia hedh gaz
Protesta/ Ministria e Shëndetësisë: 1 efektiv policie, gazetarë dhe protestues janë lënduar