Rama kujton Adem Jasharin në Ditën e Pavarësisë: Lindja e Komandantit Legjendar
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kujtuar në ditën e Pavarësisë së Shqiëprisë edhe lindjen e Komandantit të Luftës Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.
Në një postim në Facebook të shoqëruar edhe me një foto me bustin e Adem Jasharit, Rama shkruan se kjo datë për shqiptarët është një ditë e veçantë, në të cilën prej vitesh kujtohet me respekt edhe lindja e komandantit të UÇK-së.
“Në këtë ditë të bekuar për shqiptarët, ashtu si prej shumë vitesh kujtojmë me respekt edhe lindjen e ADEM JASHARIT, Komandantit Legjendar të Luftës Çlirimtare të Kosovës”,shkruan Rama.















