Ish-deputetja Nora Malaj ka dënuar aktet e dhunës gjatë protestës së 28 Nëntorit, duke theksuar se sulmet ndaj institucioneve dhe vendosja e maskave i heqin rëndësinë tubimit. Sipas saj, një pakicë kërkon të marrë protagonizmin e shumicës, ndërsa qytetarët që kërkojnë ndryshim duhet ta bëjnë këtë përmes votës.
“Flamuri është një simbolikë e fortë që duhet respektuar. Që në kohën e Skënderbeut, të vlerësosh flamurin do të thotë të vlerësosh identitetin tënd. Problemet tona duhet t’i zgjidhim mes vetes, jo me gjuhën e dhunës, e cila prodhon vetëm dhunë. Studentët e mi nuk janë të dhunshëm. Këta nuk janë studentë. Janë qytetarë të këtij vendi që nuk e di në çfarë moshe janë. Në momentin kur ti vendos maskën, i heq rëndësi protestës. Është një pakicë që do të marrë protagonizmin e shumicës për të prishur... Njeriu që godet institucionin nuk është qytetar. Nuk mund të mbash edhe flamurin në dorë, edhe të djegësh. Ose kemi të rinj që i kanë keqpërdorur, ose duan të prishin protestën”, tha Malaj.
Gjatë intervistës në Report TV, analistja ngriti gjithashtu pikëpyetje për mbështetjen ndaj partive të reja, duke theksuar se vota është mekanizmi kryesor për të arritur ndryshimin.
“A i duan partitë e reja, partitë e studentëve? Dje u krijua një parti, pse nuk ia lënë partneritetin e tyre? Përtej hamendësimeve që mund të kenë njerëzit, pamja flet vetë, kjo pamje quhet ‘no comment’. Flamuri nuk lidhet vetëm me shtetin, por me familjen, individin. Kur u bë Nëntori i Dytë, kishte një qëllim, kurse ky nëntor ka vetëm një mekanizëm dhe quhet votë. Nëse do të shkosh për të realizuar qëllimin e zgjedhjes, vota është elementi kryesor”, u shpreh Malaj.











Komente
Komento