Protesta, Ministria e Shëndetësisë: Të lënduar policë, protestues dhe gazetarë, mes tyre edhe një shtetase e huaj

Aktualitet

Publikuar: 28/11/2026

Protesta, Ministria e Shëndetësisë: Të lënduar policë, protestues dhe gazetarë, mes tyre edhe një shtetase e huaj

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë një bilanc paraprak të personave të lënduar gjatë protestës së zhvilluar këtë 28 Nëntor.

Sipas njoftimit të ministrisë, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur persona të lënduar, mes tyre një efektiv policie, dy përfaqësues të medias, njëri prej të cilëve shtetase e huaj, si dhe protestues.

Ministria bën me dije se të lënduarit janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, janë të vetëdijshëm dhe po marrin trajtim mjekësor në urgjencë.

Ndërkohë, ekipet e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore (QKUM) kanë trajtuar në vendngjarje edhe tre protestues të lënduar, të cilët sipas njoftimit janë në gjendje të mirë.

Në QSUT nuk është paraqitur deri më tani asnjë person i lënduar.