Lajmi i fundit

LIVE - Gaz lotsjellës dhe plumba gome, Rama kthen festën e flamurit në shesh betejë dhune kundër qytetarëve

Gaz lotsjellës me dronë kundër protestuesve, policia mbulon me re tymi qendrën e Tiranës

14:46, 28/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përplasjet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë marrë përmasa të tjera, ndërsa policia ka vënë në përdorim gazin lotsjellës kundër qytetarëve që janë mbledhur në protestën e 28 Nëntorit.

Re të dendura tymi kanë pushtuar bulevardin, duke krijuar një situatë kaotike dhe duke detyruar protestuesit të tërhiqen për t'i shpëtuar gazit. Në vend që të garantojë mbarëvajtjen e një proteste qytetare, policia ka vijuar ndërhyrjen me mjete të forta, duke e kthyer zonën përreth Kryeministrisë në një skenë përplasjeje.

Për kontrollin e situatës, efektivët kanë përdorur edhe dronë, ndërsa tensionet në terren vijojnë të përshkallëzohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco