Protestuesit janë për momentin te sheshi ”Skënbërbej”. Për shpërndarjen e protesteuesve, Policia e Shtetit ka hedhur edhe gaz lotsjellës me dron. Re të dendura tymi kanë mbuluar zonën, duke detyruar qytetarët të tërhiqen nga vendi ku po zhvillohet përballja me efektivët. Nga ana tjetër, qytetarët e pranishëm në shesh janë përpjekur të mbrohen nga uji duke hapur çadrat që kishin me vete. Situata është tensionuar edhe në këtë zonë të kryeqytetit, pas incidenteve dhe përplasjeve të regjistruara më herët në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe pranë Piramidës.
