Një dron i pikasur në hapësirën ajrore mbi aeroportin e Këlnit në Gjermani ka paralizuar përkohësisht trafikun ajror, duke detyruar autoritetet të pezullojnë të gjitha fluturimet gjatë natës. Objekti fluturues u konstatua rreth orës 22:00 të së premtes, më 27 nëntor, çka solli ndërprerjen e menjëhershme të ngritjeve dhe uljeve të avionëve. Pas incidentit, autoritetet përgjegjëse për kontrollin e trafikut ajror nisën verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe për të vlerësuar situatën.