Aktualitet

“Fushëbeteja” zhvendoset në sheshin “Skënderbej”, policia hedh ujë drejt protestuesve, mbrohen me çadra

Përplasjet gjatë protestës në Tiranë janë zhvendosur në sheshin “Skënderbej”, ku policia ka ndërhyrë me autobotët duke hedhur ujë me presion në drejtim të protestuesve.

Nga ana tjetër, qytetarët e pranishëm në shesh janë përpjekur të mbrohen nga uji duke hapur çadrat që kishin me vete.

Situata është tensionuar edhe në këtë zonë të kryeqytetit, pas incidenteve dhe përplasjeve të regjistruara më herët në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe pranë Piramidës.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.