Hedhja e gazit lotsjellës përmes dronëve gjatë protestës së 28 Nëntorit ngre dyshime serioze për kryerjen e veprave penale, pasi përdorimi i tij në këtë mënyrë mund të përbëjë helmim të qytetarëve me dashje dhe tentativë për vrasje në masë, duke vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e protestuesve.
Re të dendura tymi kanë pushtuar bulevardin, duke krijuar një situatë kaotike dhe duke detyruar protestuesit të tërhiqen për t'i shpëtuar gazit. Në vend që të garantojë mbarëvajtjen e një proteste qytetare, policia ka vijuar ndërhyrjen me mjete të forta, duke e kthyer zonën përreth Kryeministrisë në një skenë përplasjeje.
Për kontrollin e situatës, efektivët kanë përdorur edhe dronë, ndërsa tensionet në terren vijojnë të përshkallëzohen.
© SYRI.net