“Kjo është tentativë për vrasje!”/ Balla reagon pasi efektivi i policisë mori flakë nga molotovët: Apo të hënën gjykata do të thotë se nuk ka prova për dhunë?!

28/11/2026 15:07

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar sërish për episodet e dhunës gjatë protestës së 28 Nëntorit, duke e cilësuar si tentativë për vrasje rastin e efektivit të policisë që mori flakë nga bombat molotov.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka ngritur pikëpyetje edhe për mënyrën se si drejtësia do të trajtojë aktet e dhunës gjatë protestës.

“Kjo është tentativë për vrasje! Polici merr flakë nga bombat molotov dhe prapë Policia e ka fajin?! Kjo është mjaft! Apo prapë të hënën do dalë dikush në Gjykatën e Tiranës dhe do thotë nuk ka prova për dhunë?”, shkruan Balla.

Top Channel