Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar për episodet e dhunës gjatë protestës së 28 Nëntorit, duke e cilësuar si tentativë për vrasje rastin e efektivit të policisë që u përfshi nga flakët pas hedhjes së bombave molotov.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka ngritur pikëpyetje edhe mbi mënyrën se si drejtësia do të trajtojë aktet e dhunës të regjistruara gjatë protestës.
“Kjo është tentativë për vrasje! Polici merr flakë nga bombat molotov dhe prapë Policia e ka fajin?! Kjo është mjaft! Apo prapë të hënën do dalë dikush në Gjykatën e Tiranës dhe do thotë nuk ka prova për dhunë?”, shkruan Balla.

