VIDEO/ Me flamurin kuqezi në dorë, protestuesi qëndron i gjunjëzuar në mes të bulevardit, teksa kalojnë forcat e policisë

28/11/2026 15:18

Një moment i veçantë është regjistruar gjatë protestës së kësaj të shtune në Tiranë, ku një protestues është filmuar teksa qëndron i gjunjëzuar në mes të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke valëvitur flamurin shqiptar.

Siç shihet në pamje, protestuesi vijon të qëndrojë në gjunjë, pavarësisht reshjeve të shiut, ndërsa pranë tij kalojnë efektivët e policisë të pajisur me uniforma dhe mjete mbrojtëse, si dhe automjeti me ujëhedhës, në të cilin gjithashtu është vendosur flamuri kuqezi.

Efektivët vijojnë lëvizjen përgjatë bulevardit, pa ndërhyrë ndaj protestuesit, ndërsa në rrugë shihen mbetje dhe sende të shpërndara.

Top Channel