Një protestues është filmuar teksa përdor një llastiqe për të qëlluar në drejtim të forcave të policisë gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë.

Siç shihet në pamje, protestuesi, i pozicionuar në hapësirën e gjelbër pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, qëllon në drejtim të efektivëve të policisë.

Ndërkohë, forcat e policisë, të pajisura me skafandra dhe mburoja, lëvizin në formacion, të shoqëruara nga automjeti ujëhedhës, ndërsa protestuesit largohen nëpër hapësirat e parkut.

Në zonë dallohet një re e dendur tymi,.

Top Channel