Një grup protestuesish është shfaqur me mburoja të ngjashme me ato që përdor policia gjatë ndërhyrjeve në tubime.

Ata kanë imituar edhe lëvizjet dhe formacionet e efektivëve, duke iu afruar kordonit të policisë në zonën e përplasjes pranë selisë së Partisë Socialiste.

Kjo situatë është regjistruar në vijim të tensioneve në sheshin “Skënderbej”, ku policia po përdor ujë me presion dhe gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit vijojnë rezistencën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb