Lajmi i fundit

LIVE - Gaz lotsjellës dhe plumba gome, Rama kthen festën e flamurit në shesh betejë dhune kundër qytetarëve

Gazi lotsjellës me dron/ Regjimi i Edi Ramës bombardoi sot hapur qytetarët e tij

15:21, 28/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nuk ishte policia që shpërndante turmën. Ishte regjimi që bombardonte popullin e tij.

Pa dallim. Pa paralajmërim. Pa rrugë daljeje.

Ajo që pamë sot në Sheshin Skënderbej ishte diçka tjetër, shumë më e rëndë, shumë më e frikshme: shteti shqiptar hodhi gaz lotsjellës nga qielli, me dron, mbi kokën e mijëra qytetarëve.

Mbi studentë. Mbi gra. Mbi të moshuar. Mbi gazetarë. Mbi fëmijë që ishin aty me prindërit.

Kushdo që jep urdhër të hidhet gaz nga ajri e di shumë mirë se çfarë bën.

E di se gazi nuk ka adresë. E di se era e merr dhe e çon ku të dojë.

E di se njerëzit poshtë nuk kanë ku të ikin.

E di se paniku vret më shumë se vetë gazi.

Dhe prapë e dha urdhrin.

Ky nuk është gabim. Kjo nuk është pakujdesi.

Kur hedh gaz nga toka, të paktën sheh ku bie. Kur e hedh nga 30 metra lartësi me dron, ti ke vendosur qëllimisht të godasësh të gjithë njësoj.

Çfarë ndodh kur mijëra njerëz thithin njëkohësisht gaz dhe nuk dinë nga të vrapojnë? Shtypen. Bien. Thyhen. Mbyten. Ky është skenari i stampede-s, i tragjedive që kemi parë në gjithë botën. Dhe ai që e krijon këtë skenar, e di pasojën.

Prandaj ky nuk është më "incident". Është tentativë për vrasje kolektive.

Amnesty International e ka thënë prej vitesh: gazi lotsjellës është armë në thelb e pa-targetuar.

OKB-ja e ka thënë: nuk mund të përdoret në mënyrë që krijon panik dhe stampede.

Mjekët e UC Berkeley e kanë thënë: është pothuajse e pamundur të përdoret në mënyrë të sigurt.

Kurse shteti i Edi Ramës përdori sot një metodë që as Izraeli nuk e përdor më pa u dënuar ndërkombëtarisht. Një metodë që u përdor në Gaza mbi spitale fushore.

Një metodë që në Francë është e ndaluar edhe vetëm për filmim protestash.

Sot nuk u hodh vetëm gaz.

Sot ra maska.

Dhe pas maskës doli fytyra e vërtetë e një regjimi që nuk ka më frikë të vrasë, mjafton të qëndrojë në pushtet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco